Fëmijët e rrugës merren në mbrojtje nga Qeveria
Enea është një djalë rom vetëm 10 vjec. Gjatë gjithë jetës së tij ai nuk ka shkuar për asnjë ditë të vetme në shkollë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, sic thotë ai. Atij i është dashur të lypë që në moshën 7 vjecare dhe paratë e fituara ai ua dërgon njerëzve të tij, për të mbajtur familjen.
Por një urdhër i ri i nënshkruar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do ta pengojë Enean dhe të tjerët si ai, të dalë sërisht në rrugë për të lypur. Urdhëri synon të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të cilët janë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të abuzimit ndaj tyre.
Cdo njëri që gjendet në situatë emergjente do të merret në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunime me shërbimin social shtetëror. Ato me anë të strukturave të tyre në varësi do të identifikojnë në terren të gjitha rastet e fërmijëve në rrezik dhe do tu ofrohet përkujdesje sociale.
Kohë qëndrimi i fëmijëve të sistemuar në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror të referuar në njësinë për të drejtat e fëmijëve në nivel qarku, bashkie apo komune do të jetë deri në marrjen e një vendimi nga organet e drejtësisë.