PS mbush 22 vjeç, anulohet festa zyrtare, Rama në Facebook: Thjesht, Gëzuar!
TIRANE- Ceremonia festive e planifikuar me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste është anuluar. Në fakt më herët ishte menduar që të kishte një aktivitet për festën, një organizim, ku të pranishëm do të ishin të gjithë themeluesit e PS-së, sigurisht me mungesë të ish-kryetarit Fatos Nano. Por duket se mendimi ka ndryshuar.
Në axhendën politike të ditës së sotme ishte fiksuar një ceremoni festive në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, por ndërkohë kreu socialist, Edi Rama kishte fiksuar qysh dje një miting, në orën 13:00, në qytetin e Bulqizës. Gjatë gjithë ditës ai do të jetë në qarkun e Dibrës, me bashkëbisedime me banorët. Një burim nga PS tha dje për GSH se është menduar që të mos shpenzohen shumë fonde për festën, ndërkohë që ajo do të jetë mjaft më e madhe, pas fitores në 23 qershor, siç mendojnë drejtuesit e PS-së. Mësohet se 22-vjetori i themelimit të PS-së do të festohet në çdo qark, nga vetë drejtuesit vendorë, në çdo njësi të PS-së. (Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare nga Darina Tanushi)
Rama në Facebook: Thjesht, Gëzuar!
Kryetari i PS, Edi Rama uroi përmes Facebook ditëlindjen e Partisë Socialiste.
Sipas kreut të PS, kjo ditëlindje i gjen socialistat në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.
“Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.
Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.
Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!
Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe "Aleancës për Shqipërinë Europiane", në zgjedhjet e 23 qershorit!
Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!”, shkruan Rama në Facebook.
(d.b/e.m/BalkabWeb) Lidhje te tjera 22 vjet PS, Malaj: Përulem para kolegëve me të cilët themeluam partinë