PS mbyll fushaten ne Kavaje

Partia Socialiste ka mbajtur pasditen e së mërkurës mitingun përmbyllës elektoral në Kavajë, me kryetarin Edi Rama që u ka drejtuar një falenderim të veçantë banorëve të këtij qyteti.
Në fjalimin e tij, Rama ka deklaruar se, njësoj siç PS çliroi Kavajën dy vjet më parë nga “çeta që e mbajti nën kthetrat e korrupsionit”, ashtu ajo do të çlirojë gjithë Shqipërinë më 23 qershor. Rama ka ironizuar kandidaturat e PD për Kavajën, mes të cilave është edhe ajo e ish-deputetit të PS, Kastriot Islami. “Sot, shikojeni se çfarë ka ndodhur, sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha, është bashkuar me punistin Kastriot Islami. Kurse Zgjedhjet 2013Incidentet në Kukës, LSI akuza NokësBerisha: Rama do sjellë rrëniminDështimi i teknologjisë në zgjedhje unë jam bashkuar me djalin tuaj, protagonist i lëvizjes së dhjetorit. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre”, ka deklaruar Rama duke iu referuar kandidatit të PS. “Saliu i thotë Kavajës të ecim përpara, por me Saliun dhe me Kaçin shkohet vetëm mbrapa dhe nuk gjendet më rruga”, është shprehur kreu i opozitës. Sipas tij, vetëm Partia Socialiste i jep mundësi Kavajës dhe Shqipërisë që të rilindin. “Jam i bindur se rilindja do të fryjë si një erë e stuhishme në Kavajë dhe do ta çojë prapa Diellit katragjyshin me antiplumb”, ka thënë Rama. Ai ka ftuar edhe elektoratin demokrat të Kavajës që këtë herë të votojë majtas, duke përmendur si provë konkrete angazhimin që PS ka pasur në dy vitet e fundit për qytetin. “Të votosh për PS do të thotë të votosh për provën e prekshme, për votën e pastër dhe sot Kavaja është më e pastër se dy vjet më parë”, ka thënë Rama. “Sot Kavaja është e lirë. Me besimin që do të na jepni më 23 qershor, ne do bëjmë për Kavajën më shumë se ç’është bërë në 20 vjet së bashku”, ka shtuar ai. / Top Channel