PS mbyll fushaten ne Korce

Partia Socialiste ka mbyllur mbrëmjen e së hënës fushatën elektorale në Korçë. Nga ky qytet, kryetari Ed Rama ka ftuar korçarët dhe gjithë shqiptarët që më 23 qershor të votojnë rrugën e rilindjes.
“Me Programin tonë, Korça dhe e gjithë Shqipëria do të rilindin. Jam i lumtur për këtë pritje madhështore në Korçë. Sot Korça po jep një mesazh të jashtëzakonshëm që shqiptarët festojnë të bashkuar”, ka thënë Rama. Kreu i opozitës ka theksuar se vota për të majtën më 23 qershor është vota për Shqipërinë evropiane dhe për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të vendit. “Më 23 qershor, fitorja do të jetë e madhe Zgjedhjet 2013Berisha në Fier: Më shumë mirëqënieKQZ nxjerr jashtë medianBrukseli: Bëni zgjedhje me standarde për një Shqipëri europiane. Votoni PS që të mos përmbyteni më kur bie shi. Votoni PS që të mos shkoni kokëulur në dyqan. Votoni PS që të mos thahet më toka për ujë”, ka thënë Rama. Partia Socialiste e nisi mbylljen e fushatës elektorale me një miting në qytetin e Peqinit, ku kandidon Alfred Peza. Në këtë takim, Rama deklaroi se vota e 23 qershorit duhet të shërbejë për të gjithë shqiptarët në funksion të nxjerrjes nga tuneli, të mungesës së shpresës që ka pllakosur vendin. Prezencën e mijëra qytetarëve të Librazhdit në shesh, Rama e quajti një gjë të zakonshme, e cila dëshmon sikurse edhe në Elbasan, dëshirën, siç tha ai, të refuzimit të tuneleve elektorale. Ndërsa tërësisht, fushata elektorale e PS do kulmojë të premten me dy mitingje paralele në dy qytete të vendit përkatësisht në Shkodër dhe Vlorë. / Top Channel