E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndihma per te permbyturit

Kreu socialist Edi Rama kerkoi nga te gjithe te zgjedhurit vendor te partise se tij qe te angazhohen per kete situate.

Ai ka akuzuar qeverine per papergjegjshmeri. Te kthesh kurrizin nga plaget e medha te te gjithe territorit duke nisur nga Shkodra do te thote jo vetem te tradhetosh vendin por ti lesh njerezit ne meshiren e nje fatkeqesie tjeter u shpreh Rama.

Kreu socialist ka kerkuar serish ndryshime rrenjesore te buxhetit te vitit te ardhshem ku te perfshihen edhe investime ne lumin e Bunes. Duke rialokuar te gjitha fondet e investimeve te reja ne infrastrukture ne drejtim te frontit te luftes kunder permbytjeve dhe kenetezimit te Shqiperise. Po ashtu do te thote te ndryshosh te gjithe procesin dhe proceduren e administrimit te liqeneve te kaskadave te hidrocentraleve ku nje politike teresisht e papergjegjshme sjell mbushjen e tyre me uje jashte cdo norme dhe jashte cdo kriteri te arsyesh me idene barbare te shesim sa te mundemi pa pune e madhe se do na duhet pastaj te permbysim edhe njerez te permbysim edhe toka te permbysim edhe mijera e mijera hektar prodhime.

Ne keto kushte une jam i bindur se me shume se kurre eshte aktuale nevoja per largimin e Sali Berishes nevoja per largimin e kesaj qeverie barbare dhe te babziturish nevoja per nje transformim rrenjesor te qeverisjes per nje model te ri zhvillimi per nje model te ri pergjegjesish ne raport me qytetaret. vijoi shefi i opozites.

Ndihmat e derguara nga PS-ja jane Uje i pijshem - 2176 koli x 6 x 2litra = 26 mije litra 1200 litra vaj 2000 kg oriz 2000 kg makarona si dhe 200 Jorgane

2010-12-08 1037

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›