PS në Parlament, Rama: Do ta vendosin strukturat e partisë

Partia Socialiste ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë apo jo në punimet e parlamentit. Qëndrimi është bërë i ditur nga vetë kreu i selisë rozë, Edi Rama, i cili tha se do të jenë strukturat e tjera të Partisë Socialiste ato që do të vendosn mbi pjesëmarrjen në kuvend.
"Rezultati i zgjedhjeve është një çështje për të cilën Kongesi ka përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve si të papranueshëm dhe Parlamenti si një institucion me një legjimitet të cunguar rëndë dhe rezoluta ka pasur një qëndrim refuzues ndaj procesit dhe institucioneve që ka prodhuar këtë proces theksoi Rama duke shtuar se struktura të tjera të partisë dhe të vendosin momentin kur PS-ja do të kthehet dhe nëse do të kthehet në parlament".
Duke iu përgjigjur zërave kundër tij në Partinë Socialiste, z.Rama tha se analiza për përgjegjsinë e makinës elektorale të kësaj force politike do të jetë objekt analize në një fazë të dytë. Ai tha se nuk i shikon si rivalë kundërshtarët e tij në Partinë Socialiste por si anëtarë të një partie të madhe me të cilët do të bashkëpunojë në vijim.
Edi Rama u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët kundërshtojnë bashkëpunimin e LSI-së me Berishën, duke i cilësuar ata si LSI- e vertetë ndërsa zMeta si lëvizjen speciale për interes.
Rama deklaroi se mandati i kryetarit të partisë është 4- vjeçar dhe i tillë do të mbetet pavarësisht idesë së hedhur nga disa deputetë se mandati i kryetarit është 2-vjeçar pas këtyre zgjedhjeve.