E Shtunë, 31 Tetor 2026

ASHR: Tirana, ujë të pastër gjatë gjithë verës

Pikërisht në prag të këtij sezoni, Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës garanton të gjithë qytetarët se do të furnizohen me ujë të pijshëm të pastër, brenda parametrave të duhur higjieno-sanitarë 

TIRANE-Sa herë që troket stina e nxehtë e verës, Tirana vuan problemin e ujit të pijshëm. Pikërisht në prag të këtij sezoni, Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës garanton të gjithë qytetarët se do të furnizohen me ujë të pijshëm të pastër, brenda parametrave të duhur higjieno-sanitarë. Mhill Gecaj, drejtori i ASHR-së ka premtuar se, situata do të jetë në monitorim të vazhdueshëm, me qëllim garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm. Por, me rritjen e temperaturave, drejtori i ASHR-së, Mhill Gecaj, apelon që të gjithë qytetarët të pastrojnë depozitat e ujit, për arsyen se në të kundërt përbëjnë një rrezik evident për ndotjen e ujit. Sipas tij, çdo ditë merren dhe analizohen 31 pikat fundore të ujësjellësve të qytetit, dy herë në muaj depot dhe pus-shpimet, ujësjellësit e fshatrave, si dhe impianti 'Bovillë', por ai shton se përmirësimi i teknologjisë së klorifikimit të ujit të pijshëm tashmë është bërë një domosdoshmëri imediate.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›