PS nis ndihmat per Shkodren Rama Berisha te largohet

Tirane 8 dhjetor NOA - Partia Socialiste ka dhene sot ndihmat e para per banoret e permbytur ne Shkoder dhe u ka bere thirrje te gjithe te zgjedhurve dhe strukturave te saj qe te angazhohen plotesisht ne kete moment te veshtire.
Raportim minute pas minuteKjo dergese e sotmja eshte pjese e ketij angazhimi i kemi bere thirrje te gjithe te zgjedhurve vendore te PS te angazhohen ne kete aspekt. I kemi bere thirrje te gjitha strukturave tona kudo qe jane te angazhohen ne kete aspekt tha kreu i PS-se Edi Rama ne nje prononcim per media.
Rama u shpreh se qeveria sotme ka dyshuar ne zgjidhjen e problemeve te qytetareve.
Paralelisht me betejen politike per adresimin ashtu sic duhet te ketij problemi kaq te madh te shkaktuar nga keqqeverisja si shprehje kuptim plote e deshtimit te Sali Berishes ne jemi angazhuar prej ditesh ne dergimin e ndihmave prane njerezve qe jane ne pike te hallit ne kushte jashtezakonisht te veshtira mbijetese tha Rama.
Ai u shpreh se nisma e PS-se eshte nje perpjekje modeste per nevojat e jashtezakonshme te njerezve ne ato zone.
Por per ne si gjithmone ne keto raste qe fatkeqesisht po perseriten gjithmone e me shpesh ne do te vazhdojme te bejme tonen jo vetem si opozitare por edhe si qytetare ne radhe te pare te ketij vendi si bashkeqytetare te atyre fatkeqeve qe jane viktima te deshtimit dhe te korrupsionit te qeverise tha Rama.
Rama u shpreh se kjo situate do te kalohet por qeveria nuk duhet tu ktheje kurrizin problemeve qe sjellin permbytjet ne te ardhmen.
Duke shpresuar qe ky moment do te kapercehet por duke ngulur kembe qe te mjaftohesh thjeshte me kapercimin e ketij momenti dhe te kthesh kurrizin nga plaget e medha te gjithe territorit duke filluar nga Shkodra por edhe me poshte do te thote jo vetem te tradhtosh njerezit perseri por ti lesh ata ne meshiren e nje fatkeqesie tjeter tha ai.
Ai ka theksuar se duhet marre masa per buxhetin dhe gjithe problemet qe kane te bejne me administrimin e ujerave dhe bonifikimin e vendit. Nga ana tjeter ai ka theksuar se eshte e nevojshme qe te largohet kryeministri Sali Berisha.
Ne keto kushte une jam i bindur se me shume se kurre eshte aktuale nevoja per largimin e Sali Berishes nevoja per largimin e kesaj qeverie barbare dhe te babeziturish nevoja per nje transformim rrenjesor te qeverisjes per nje model te ri zhvillimi per nje model te ri pergjegjesish ne raport me qytetaret tha Rama.
Pjese e ndihmave te derguara ne zonat e permbytura ne Shkoder jane
26 mije litra uje i pijshem
1200 litra vaj
2000 kg oriz
2000 kg makarona
200 cope jorgane
a.k/NOA
FOTO EKSKLUZIVE NGA LART