Spanja 150 mije euro per situaten ne Shkoder

Tirane 8 dhjetor NOA - Ambasada e Spanjes ne Shqiperi ka dhuruar sot 150 mije euro ndihma per situaten e krijuar nga permbytjet ne Shkoder.
Ambasada e Spanjes ne Tirane njofton se ndihma ka ardhur si pergjigje e kerkeses se Qeverise Shqiptare per te ndihmuar ne situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres.
Vendimi eshte marre nga Qeveria Spanjolle e cila ka dhuruar shumen e parave per tu shpenzuar ne favor te banoreve.
Ambasada njofton se ndihma do te jepet nga Agjencia Spanjolle per Bashkepunim dhe Zhvillim Nderkombetar AECID nepermjet nje marreveshje qe kjo e fundit ka me Kryqin e Kuq per dhenie te ndihmave ne situata emergjente dhe do te shperndahet nga Kryqi i Kuq Shqiptar ne perputhje me nevojat dhe perparesite e percaktuara nga Qeveria Shqiptare.
Ambasada e Spanjes deshiron me kete rast ti percjelle popullit shqiptar solidaritetin e popullit spanjoll ne kete situate te veshtire shkaktuar nga permbytjet dhe te shprehe angazhimin e saj per te ndihmuar ne kapercimin e kesaj situate thuhet ne njoftimin per donacionin e Spanjes per zonen e Shkodres.
a.k/NOA