PS nis protestat nga Lushnja

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e PS-së, e cila e cilëson mitingun si një aktivitet të drejtuesve lokal të partisë.
Pas protestës në këtë qytet pritet që të ketë mitingje dhe në qytetet e tjera të vendit, sipas një plani të organizuara nga drejtuesit kryesor të Partisë Socialiste.
Objekti kryesor i protestave është hapja e kutive të votimit, duke bërë të mundur transparencën e plotë të zgjedhjeve. Por këto protesta do të fokusohen dhe në krizën ekonomike dhe problemet që ka vendi, duke kërkuar largimin e qeverisë.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se qëllimi i protestave do të jenë hapja e kutive dhe largimi i qeverisë Berisha.
Protesta e sotme në Lushnjë, do të drejtohet nga drejtuesit lokal të PS-së dhe deputetët e saj në Kuvend.
m.xh/NOA