Pritet të nisë seanca e Kuvendit, do marrin pjesë edhe socialistët

Pritet të fillojë seanca plenare e Kuvendit ku do të marrin pjesë edhe deputetët e PS-së. Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që në seancën e sotme kuvendore të flasin 12 deputetë të cilët do të kërkojnë sërish transparencë të zgjedhjeve.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist dhe pas të diskutojnë deputetët e caktuar i gjithë grupi parlamentar mendohet të largohet sërish nga salla.
Ndërkaq, PS do të nisë sot protestat. Në orën 19:00, në Lushnje do zhvillohet protesta e socialistëve ku do kërkohet transparenca e zgjedhjeve.