E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nuk do te votoje neser ligjin per Gj. Administrative

Mbledhja eshte zhvilluar sot me dyer te mbyllura dhe pas saj kjo parti i mbetet qendrimit te shprehur dje sipas te cilit maxhoranca duhet te plotesoje disa kushte sic eshte hetimi i zgjedhjeve etj.

Ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit pervec ligjit per Gjykaten Administrative Partia Socialiste kerkon gjithashtu miratimin e nje Rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit theksoi dje Gramoz Ruci ne nje deklarate per mediat.

Nderkohe kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi deklaroi se qendrimi i opozites tregon se ajo nuk ka vullnet politik per reformat e rendesishme ne vend. Dy dite me pare Ambasada e SHBA-se ne Tirane permes nje deklarate per shtyp paralajmeroi se ne rast se drafti i cili mbeshtetet nga qeveria amerikane nuk kalon per miratim ne seancen plenare te 30 shtatorit atehere rrezikohet pezullimi i fondeve nga USAID.

2010-09-29 1459

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›