E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nuk firmos marreveshjen per 8 majin

Tirane 1 prillNOA 8211 Partia Socialiste nuk ka pranuar te firmos marreveshjen per zgjedhjet e 8 majit me Partine Demokratike. Deputeti i PS-se Damian Gjiknuri tha sot ne tryezen e partive politike se marreveshje e propozuar nga PD-ja nuk garanton transparencen post zgjedhore.

Ne jemi pro zbatimit te Kodit por nuk mund te nenshkruajme nje marreveshje e cila nuk adreson themelin e mos besimit politik dhe te japi garanci te prekshme tha Gjiknuri. Ne tryeze nuk ka qene kreu i deputeteve te PS-se Gramoz Ruci. Gjiknuri tha se Ruci ndodhet ne ceremonine e 1 vjetorit te vdekjes se deputetit Fatmir Xhindi. Gjiknuri u shpreh se marreveshjet duhet te sjellin gatishmerine e paleve per te qene transparente.

Marreveshjet jane marreveshje qe angazhojne probleme konkrete qe kane qene ne themel te krizes politike. Kjo ka qene nje thirrje e vazhdueshme e partnereve nderkombetare .Ne menyre intensive kemi komunikuar tek elementet substanciale dhe kyci ka qene transparenca post zgjedhje dhe ne nuk duam qe kjo krize te perseritet. Behet fjale per ndryshime ligjore qe impaktin e kane 4 apo 5 muaj me pare tha Gjiknuri. a.k.NOA

Lajme te ngjashmePatozi Marreveshja me PS sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHRDokumenti i marreveshjes parlamentare per zgjedhjet e 8 majit Zbardhet takimi Fyle-Topi Nga zgjedhjet varet integrimi i vendit Fyle Shansi i zgjedhjeve te lira nuk duhet humbur Afrimi i zgjedhjeve nis trajnimi i efektivave te policise LidhjeDamian Gjiknuri Dokumenti firmosja hetimi zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›