E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Bashkëpunim me pushtetin lokal për miradministrim të pyjeve

01-04-2011 / Gazeta 55

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu shprehu dje në Kuvend, angazhimin e ministrisë për të bashkëpunuar me pushtetin lokal në vendosjen e një rregulli të qartë për mirë-administrimin e pyjeve në të gjithë vendin. Shqyrtimi i projektligjit “për aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare të lëndës drusore tropikale 2006” shkaktoi reagimin e opozitës për situatën e sistemit pyjor në vend, që sipas saj, gjatë 20 viteve të fundit i është nënshtruar shfrytëzimit pa kriter dhe shkatërrimit të paligjshëm.
Në reagim të këtyre kritikave, ministri Mediu e vuri theksin tek përgjegjësia e autoriteteve lokale, që pasurinë pyjore ta kthejnë në dobi të komunitetit dhe jo në shërbim të trojeve për ndërtim, apo shfrytëzimit pa kriter. “Janë me qindra rastet e penaliteteve, me te cilat janë ndëshkuar subjekte, apo individë që kanë shfrytëzuar pyjet pa kriter, ndërsa mbi 25 raste janë çuar për ndjekje penale nga ministria e Mjedisit”, u shpreh ministri i Mjedisit Mediu. Ai u shpreh se “dikasteri ynë është i angazhuar dhe i prirur për të  bashkëpunuar, sidomos me strukturat lokale për vendosjen e një rregulli të qartë të mirë-administrimit të pyjeve për shmangien e prerjes së paligjshme dhe shkatërrimit tyre”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›