E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS oret e fundit per listen

Në pamje të parë e hëna nisi si një ditë normale pune në selinë e Partisë Socialiste. Hyrje-dalje të zakonshme, kafeneja e mbushur plot me njerëz, të cilët krahas shijimit të motit me diell, nuk i kursenin bisedat për listat e kandidatëve për deputetë.

Vete kreu i PS-së, Edi Rama mbërriti në zyren e tij rreth ores 9.00, per te qendruar atje gjate tere kohes. Gjate mesdites jane pare ne seline e socialisteve vetem disa prej anëtareve te Kryesise, njekohesisht deputete te PS-së. Edhe pse te qete ne dukje, thuajse te gjithe jane perfshire ne ethet e formulimit te listes perfundimtare, e cila do te dorezohet sot ne KQZ per te cilen duket se eshte duke punuar ekskluzivisht Edi Rama. Zgjedhjet 2013PD, ende sekrete listaRama konfirmon kandidimin e tij në Vlorë Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament Nje prej anëtareve te Kryesise, kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini ishte i vetmi qe ka shpenzuar nje kohe te gjate ne zyren e Rames. Nga eksperienca e zgjedhjeve te kaluara, varianti perfundimtar i listes do t'i paraqitet kryesise se PS-së, e cila pritet te mblidhet gjate mbrëmjes. Por ndersa asgje nuk eshte vendosur perfundimisht, Top Channel mëson se disa nga deputetet aktuale si Arben Isaraj, Eltar Deda, Ilir Gjoni, Gazmend Bizhga, Arjon Muça, Qemal Minxhozi, Ethem Ruka, Marko Bello, Shegushe Ligori apo Albert Caci mund te mos jene pjese e listes se re. Ose te pakten, disa prej tyre jo me ne vendet e sigurta ku kane qene me pare. Ne liste do te kete prurje te reja, qe nuk kane qene me pare pjese e grupit, sikurse edhe levizje nga njeri qark ne tjetrin te deputeteve aktuale. Nderkohe Edi Rama do te kryesoje listen e Vlores, Ben Blushi ate te Elbasanit, Pandeli Majko Tiranen, Mimi Kodheli Lezhen, Bashkim Fino Korçen, Blendi Klosi Durresin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›