E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama konfirmon kandidimin e tij ne Vlore

Nga selia e Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi si domosdoshmëri rikonfigurimin e grupit të ri parlamentar që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, me qëllim siç tha ai pasjen e një skuadre të konsoliduar me plot energji të reja.

Rama ka falenderuar ata deputetë që nuk do të rikandidohen për kontributin e tyre në rezistencën opozitare. Rama u shpreh se pavarësisht moskandidimit, ata kanë shprehur gadishmërinë të jenë pjesë e skuadrës, e cila do të punojë për të fituar zgjedhjet. Rama për herë të parë konfirmoi kandidimin e tij në qytetin e Vlorës duke sqaruar simbolikën e kandidimit në këtë qytet. Rama i dha fund të gjitha hamendësive dhe spekullimeve që lidhen me deputetin Erion Braçe, kur tha se ai është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Zgjedhjet 2013
PS, orët e fundit për listën
PD, ende sekrete lista
Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›