E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton kandidatet ne Elbasan

Partia Socialiste u ndal në qytetin e Elbasanit për të prezantuar listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force në këtë qark, që për socialistët kryesohet nga Ben Blushi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve, Edi Rama tha se prezanca e madhe në e qytetarëve në shesh tregon dëshirën e qytetarëve elbasanas për t’iu bashkuar rilindjes. “Prezenca juaj këtu flet për dëshirën e madhe që keni për rilindje. Do ta bëjmë qytetin e elbasanit pjesë të rilindjes. Ne jemi të angazhuar që të ndërmarrim rrugëtimin drejt një rilindje të re shqiptare, të ndërmarrim rrugëtimin drejt rivendosjes së dinjitetit të cdo njeriu Zgjedhjet 2013Meta: Berisha demagogji me rrugët Rama në Parlamentin Europian Engel: Zgjedhjet e 23 qershorit tepër të rëndësishme të lirë përmes punës”, tha Rama. Kreu i PS-së premtoi hapjen e 300 mijë vende të reja të punës brenda mandatit të parë qeverisës, lehtësi për biznesin e vogël dhe taksim të ndershëm nëpërmjet taksës progresive. “Nuk e kam menduar kurrë që 22 vite pas rënies së komunizmit do merrnit bukë me listë. Ne do t’i japim Shqipërisë qeverinë që meriton. 4-vjecari do të jetë beteja jonë për të hapur 300 mijë vende pune, heqjene taksës së biznesit të vogël, uljen drastike të TVSH-së për biznesin e vogël dhe duke shkuar më tutje me vendosjen e një sistemit të taksimit të ndershmë për të gjithë ata që jetojnë me një punë të ndershme. Kush paguhet më pak do paguajë më pak, kush paguhet me shumë, do paguajë më shumë, ndryshe nga sot kur një polic që rri në shi e në diell paguan më shumë taksa se sa Ministri i Brendshëm”, tha Rama. Para mijëra mbështetësve socialistë në Elbasan foli edhe deputeti aktual dhe kryesuesi i listës së PS-së në këtë qark, Ben Blushi. Blushi tha se ndjehej i nderuar që përfaqëson qytetin e Elbasanit. Fjalim përshëndetës mbajti edhe Alfred Peza dhe Musa Ulqini. Gazetari dhe analisti i prezantuar në muajin shkurt nga Edi Rama është në listën e socialistëve po në këtë qark, ashtu si edhe ish-kreu i PS-së së Tiranës, i rikthyer në parti së fundmi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›