E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton programin e ldquoRilindjesrdquo ne Shkoder

Partia Socialiste shpalosi programin e saj të “Rilindjes” në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, kryetari i saj, Edi Rama, theksoi se më 23 qershor shqiptarët duhet të zgjedhin “mes një Shqipërie të lirë ose të trembur”.

“Në Shqipëri janë të panumërt njerëzit që nuk mund të gjejnë punë sepse punën e merr si lëmoshë për votën për partinë në pushtet. Duhet të zgjedhim mes një Shqipërie të lirë ose të trembur”, theksoi kreu i Partisë Socialiste.

“Partia në pushtet bërtet “Përpara, përpara”, por unë pyes: përpara ku? Përpara ku të pasurit të paguajnë edhe më pak taksa, ndërsa njerëzit e thjeshtë edhe më shumë; përpara për të lënë pas fshatin e braktisur; përpara drejt thirrjeve nacionaliste që na kthejnë pas e na largojnë nga Europa; përpara drejt dyerve të spitaleve ku njeriu nuk shtrohet dot në spital se nuk ka lekë dhe kur ai ka, spitalet nuk kanë ilaçe; përpara drejt një Shqipërie që lëngon në plehra dhe importon të tjera nga jashtë; kjo është të ecësh para?”, shtoi Rama.

“Zgjedhja është e qartë për të gjithë shqiptarët më 23 qershor: zgjedhje mes punësimit dhe rritjes së papunësisë. Edhe me shifrat e tyre nuk e fshehin dot që kanë humbur 51 mijë vende pune që nga viti 2009. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se një pushtet që të vjedh votën, të vjedh edhe shpirtin. Cdo shqiptar duhet të votojë dhe të mos lërë që në vend të tij të votojnë të tjerët”, theksoi Edi Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›