PS prezanton projektin politik Shqipëria Europiane në Rajon dhe Botë.
Partia Socialiste ka prezantuar sot projektin politik “Shqipëria Europiane në Rajon dhe Botë”.
Në fjalën e tij deputeti i PS-së Ditmir Bushati theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian për PS-në nuk është thjesht një sllogan por një program politik.
Zotohemi për një konsolidim të pozitës së Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe si partner strategjik i SHBA-së. Zotohemi për një konsolidim të pozicionit të Shqipërisë në BE dhe të përmbushim premtimet e papërmbushura që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ne duam të ndërtojmë një Shqipëri europiane përmes institucioneve demokratike tha Bushati.
Bushati theksoi se qeveria e ardhshme e PS-së pas 23 qershorit do të ketë një raport të ri me opozitën si dhe do të ndërtojë një raport të besueshëm me partnerët ndërkombëtar.
“Ne do të përmirësojmë modelin e ndihmës së dhënë nga Bashkimi Europian duke e çuar këtë ndihmë drejt axhendës zhvillimore të vendit tha Bushati.
Në takim janë të pranishëm edhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri si edhe kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
vijon…