E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS propozon Albana Shtyllën dhe Denar Bibaj për anëtarë të KQZ

Gazeta Shqip

Partia Socialiste do të propozojë emrat e Albana Shtyllës dhe Denar Bibajt, në garën për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këto emra janë zyrtarizuar në mbledhjen e sotme të grupit socialist dhe pritet që të depozitohen në Kuvend.

Denar Biba, aktualisht mban postin e këshilltarit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Albana Shtylla mban postin e shefit të kabinetit të Avokatit të Popullit. Sipas Kodit Zgjedhor, Kryetari zgjidhet dhjetë ditë pas zgjedhjeve të anëtarëve të KQZ-së.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor përcaktojnë se dy partitë kryesore propozojnë nga dy emra për anëtar të KQZ-së, ndërsa LSI dhe PBDNJ, si dy partitë më të mëdha të koalicionit mazhoritar dhe opozitar nga një anëtar.

25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

PS propozon Albana Shtyllën dhe Denar Bibaj për anëtarë të KQZ burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›