PS, proteste te "Ali Demi" per cmimin e dritave
Banore te njesise bashkiake numer 1 dhe 2 ne kryeqytetet, kane zhvilluar dje nje proteste per rritjen e cmimit te energjise, ku te pranishem ishin edhe deputete te Partise Socialiste per Qarkun e Tiranes, si dhe kryetarja e njesise bashkiake numer 1, Lindita Nikolli. Sic eshte lajmeruar gjate ketyre diteve, partia me e madhe ne opozite gjate muajit prill do te organizoje cdo dite nga nje proteste, deri ne protesten e madhe te 30 prillit. Per te arritur deri tek kjo dite, deputetet e grupit parlamentar socialist, se bashku me perfaqesues te tjere deges socialiste do te organizojne protesta ne te gjithe vendin per te ftuar qytetaret per ne protesten e madhe ne fund te ketij muaji. Ne te gjitha keto takime nuk do te jete i pranishem kryesocialisti, Edi Rama, por do te zhvillohen nga zyrtaret socialiste. Tashme opozita ka nje axhende per muajin e protestave dhe sebashku me kerkesen e hapjes se kutive, Partia Socialiste do te fokusohet edhe ne ceshtjet ekonomike dhe rritjen e cmimeve. "Hap kutite ose largohu" dhe "Ndal rrenimit ekonomik", jane sloganet qe do te perdoren nga socialistet ne valen e tyre te protestave.