Pas Metes, edhe Boris Tadic viziton Luginen e Presheves
Presidenti i Serbise, Boris Tadic, vizitoi dje Luginen e Presheves, pa u mbushur as nje muaj nga vizita qe beri atje zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta. Ne fjalen e mbajtur gjate vizites se tij, kreu i shtetit serb iu ka bere thirrje shqiptareve (te Lugines se Presheves) te formojne Keshillin e tyre Kombetar, e ne kete menyre, te ndermarrin vete pergjegjesine per zhvillimin e shtetit ne te cilin jetojne. "'Deshiroj t'i inkurajoj shqiptaret tane, per te marre pjese ne institucionet e tyre kombetare ne Serbi, per shkak se kjo (Serbia) eshte vendi dhe shtepia e tyre"', ka thene Presidenti Tadic. Gjithashtu, ai premtoi qe pervec Fakultetit te Medvegjes te hapet Fakulteti i Gjuhes Shqipe edhe ne Presheve dhe Bujanovc. Ne kete menyre, Presidenti Tadic percon ne Luginen e Presheves te njejtin mesazh, qe coi atje edhe kreu i diplomacise shqiptare per shqiptaret e Serbise, qe nje perspektive e re po hapet edhe per Luginen e Presheves, ashtu sic u hap per marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise ne Beograd. Mediat serbe Tanjug dhe B92 shkruajne se ne kuader te nje vizite ne qytetin e Medvegjes, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, eshte takuar dhe ka zhvilluar bisedime me studente te Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik ne kete qytet (dege e Universitetit te Nishit), si dhe ka marre pjese ne hapjen e minieres se arit, plumbit dhe te zinkut, ne vendin e quajtur ''Lece'', ne afersi te Medvegjes.