PD-ja fton PS-në për hetim parlamentar të pasurisë së deputetëve

Tiranë, 22 gusht - Deputetja demokrate Albana Vokshi (në foto) ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Por, PS u shpreh po sot se deputetja duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për faktin se nuk ka deklaruar pasurinë dhe interesat marramendëse e korruptive të biznesit të burrit të saj.
Një ditë më parë Vokshi e akuzoi Ramën se ka marrë nga firma e bashkëshortit të saj 100 milionë euro ryshfet për një leje ndërtimi, ndërsa sot në një konferencë për shtyp vijoi akuzën se e njëjta gjobë sipas saj po jepet dhe për kompleksin tek zona e Liqenit Artificial.
“E kam theksuar që dokumenti i djeshëm është vetëm një prej dokumenteve të shumtë që vërtetojnë se je gjobëvënësi më i madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Vetëm për projektin e zonës te liqeni, i ashtuquajturi projekti “TIRANA ROCK”, gjoba jote shkon mbi 100 milionë EURO”, tha Vokshi.
Duke theksuar se reagimi i Ramës nuk ka qenë i denjë, Vokshi e ftoi atë në debat televiziv për tu sqaruar rreth këtyre akuzave të ndërsjella, raporton BalkanWeb.
“Zoti 20 për qindësh, nëse je burrë e të ka mbetur qoftë edhe një fije burrërie, nxirre lepurin nga barku dhe hajde përballemi në secilën studio televizive që mund ta zgjedhësh ti. Mos u fshih pas çakenjve fatkeq. Unë jam e gatshme që me dokumente dhe fakte konkrete të vërtetoj gjobat e vëna dhe pasurinë tënde marramendëse, të vënë në mënyrë të paligjshme në 12 vjetët e tua në pushtet, të marrë nëpërmjet sekserëve të tu, të vënë në emër të partnereve dhe partnerëve të tu”, tha Vokshi.
Po sot, ka qenë edhe deputeti Luciano Boçi që ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës.
Pas akuzave të PS-së ndaj deputetes Albana Vokshi, sot në mesditë reagoi dhe Partia Demokratike, duke pyetur publikisht Edi Ramën për gatishmërinë e tij për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar pasuritë e deputetëve të majtë e të djathtë.
Partia Socialiste ripërsëriti sot akuzën ndaj deputetes Albana Vokshi se nuk ka deklaruar pasurinë dhe interesat e biznesit të saj. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri tha në një konferencë për shtyp se akuzat ndaj Vokshit dhe Arjan Tartarit janë konkrete dhe si të tilla kërkojnë përgjigje konkrete.
Sipas tij, "shmangia e përgjigjeve me shpifje e trillime është jo vetëm e papranueshme, por mbi të gjitha shenjë e qartë e nervozizmit të saj".
Ai i kërkoi deputetes së PD-së se "duhet të sqarojë rolin e saj në sigurimin e koncesioneve të naftës e gazit në 4 nga 6 fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë, për një kompani të sapokrijuar e pa eksperiencë, aseti i vetëm i së cilës ishte mbështetja politike e Albana Vokshit dhe shefit të saj Sali Berisha".
Partia Socialiste është e vendosur t’i shkojë deri në fund transparencës dhe nxjerrjes së përgjegjësive ligjore e penale për çdo aferë koncesionare e privatizimi të qeverisë Berisha, tha Tahiri.
Sot edhe deputetja e PS-së, Gjermeni reagoi pas deklaratës së LSI-së për bashkëpunim në të mirë të vendit, duke kërkuar transparencën e plotë të zgjedhjeve dhe pa humbur më kohë. "Ky është kushti i çdo bashkëpunimi të PS-së me palën tjetër", tha ajo.
Sipas Gjermenit, transparenca e zgjedhjeve të shkuara është garanci për zgjedhjet e ardhshme.