PS refuzon draft-marëveshjen, duam garanci për “8 Majin”

Firmoset draft-marëveshja per 8 majin mes PD-së, LSI-së, PDIU dhe Partise Republikane. Katër përfaqësuesit e maxhorances kanë firmosur këtë marrëveshje ndërsa opozita kundërshtoi fuqishëm.
“Nuk mund të nënshkruajmë draft-marëveshjen nëse ende nuk jepen garanci, kjo në lidhje me transparencën”. Kjo ka qënë deklarata e Damian Gjiknurit, përfaqësues i PS-së, dhënë në tryezën e partive politike në të cilën u diskutua për zgjedhjet e 8 majit. Në kundërpergjigje të kësaj kërkese, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ftoi partitë të nënshkruajnë këtë marrëveshje.
“Në mënyrë intesive kemi komunikuar me PD-në duke insistuar për elementet me esenciale e cila ka të bëjë me transparencen post zgjedhore dhe se dhe ndonjë nderhyrje me ligje do të ishte e nevojshme per procesin. Çdo ndryshim ligjor nuk ka të bëjë me procese të filluara. Behet fjalë për ndryshime ligjore ku impaktin e kanë 4-5 muaj më vonë. Transparenca pos zgjedhore ka qënë një nder kërkesat kryesore. Jemi pro zbatimit të kodit por nuk mund të nënshkruajmë një marrëveshje qe nuk adreson themelimin të mos zbatimit politik” tha Gjiknuri.
Ndërkaq, Patozi theksoi se ky draft ka vullnetin e mirë të përfshijë kërkesat por jo kushtet e PS-së.
“Të gjitha partitë parlamentare e kanë draftin final për të cilën është rënë dakord, dhe duhet të arrihet një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme në datën 8 maj”.
Në kundërpërgjigje të kësaj, PS-ja u shpreh hapur se nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje dhe se palët duhet të ulen dhe të marrin vendime të prekshme.
Më tej, Patozi theksoi :”Kjo marrëveshje kishte si qëllim të jepte një garanci të plotë për zgjedhje normale qytetare, një proces korrekt dhe një produkt. Por pavarësisht refuzimit të vendosur nga PS-ja, institucionet e vendit dhe zgjedhësit do të arrijnë objektivin për zgjedhje të lira në 8 maj. Ne mbetemi të hapur për dialog me opozitën dhe të gjejne zbatim në kodin zgjedhor në perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.