PS rrezon propozimet e PD-se

Ne nje interviste per Top Channel lideri i opozites Rama nuk zbulon konkretisht se cilat jane pikat e kontestuara nga selia roze por thekson se cdo manover e shumices per te penguar apo vonuar zbardhjen e plote te procesit eshte e kote dhe nuk mund te frenoje nje te drejte sipas tij legjitime te mbeshtetur fort edhe nga nderkombetaret.
ldquoNe rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do te na zbrapse dot ne nje kerkese legjitime ne nje vend kur te gjithe e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur. Flitet qarte per domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeverdquo tha Rama.
Duke i cilesuar protestat si nje pjese te rruges se opozites ne kerkim te nje te drejte te cenuar zoti Rama theksoi se pa rivene ne vend shtyllat e drejtesise ne Shqiperi nuk mund te kete demokraci te vertete funksionale.
ldquoTe gjithe po i shohim pasojat e grabitjes se zgjedhjeve sepse nuk ka transparence mbi procesin zgjedhor sepse nuk ka demokraci ne procesin zgjedhor sepse nuk ka demokraci ne te gjithe procesin qeverisesrdquo thote Rama.
Lideri i selise roze paralajmeron reagim te forte te opozites ne rast se shumica do te vijoje ne rrugen e saj per te penguar transparencen e zgjedhjeve.
ldquoNe sigurisht presim por nuk presim pa fund. Ne ditet ne vijim ne do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe padyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme por nuk do ta leshojme transparencen si nje parim te cilin ne nuk e negociojmerdquo tha Rama.
Propozimet i jane dorezuar socialisteve te enjten permes nje letre nga kreu i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi por per opoziten persa kohe ato nuk garantojne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit jane te papranueshme. Ne leter propozohet ngritja e komisionit hetimor menjehere me rimbledhjen e parlamentit. Komisioni do te kishte shumice nga opozita si ne perberje dhe ne vendimarrje por do te niste pune me ceshtjet e tjera qe permban problematika zgjedhore ne pritje te nje qendrimi prej Gjykates Kushtetuese Gjykates se Strasburgut apo opinioni i Komisionit te Venecias persa i perket materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit. Mazhoranca kishte kerkuar qe keto gjykata trsquoi vinte ne levizje opozita nderkohe qe kishte rrezuar propozimin e socialisteve per trsquoi vene kohe 10 dite Gjykates Kushtetuese per tu shprehur ne lidhje me kerkesen per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore dhe djegien e fleteve te votimit.