E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS serish akuza per parlamentin e ri

Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar sërish sot lidershipin e mazhorancës se po grabisin fondet me projektin për parlamentin e ri.

“Anëtarët e oborrit vjedhin. Janë harxhuar para për një konkurs të cilin Jozefina Topalli e kishte zgjidhur më parë”, ka deklaruar Balla.

Balla ka theksuar se përgjegjësit për këtë vjedhje janë pikërisht Topalli dhe Berisha, të cilët sipas tij synojnë të pasurojnë xhepat e oborrit të tyre.

“Pse mbahet e fshehtë shuma për këtë projekt? Cili është sekseri që ka ndërmjetësuar? Si mund të cohen dëmë 2 milionë euro për piramidën, për ta prishur atë më pas? Jozefina bashkë me Saliun heshtin”, është shprehur Balla.

Megjithatë, Balla ka shprehur bindjen e tij se në zgjedhjet lokale të 8 majit, qytetarët shqiptarë do t’i japin mesazhin e duhur “regjimit të kusarëve”.

“Por shqiptarët e dinë se këto shpenzime janë përdorur për të forcuar telat e oborrit. Kjo aferë është një tjetër shembull i makutërisë së patundshme, prandaj, pavarësisht heshtjes së fajtorëve, shqiptarët e kanë gati mesazhin për kusarët. Kurrë më vjedhje dhe pastaj heshtje”, ka shtuar Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›