PS Berisha fajtor per varferine

Në një deklaratë për mediat, deputetja Ermonela Felaj ka ritheksuar se, Berisha vodhi zgjedhjet për të vazhduar të vjedhë.
“Nuk ka shqiptar që të mos i dijë të vërtetat e të zezave që ka bërë Saliu. Ai vodhi zgjedhjet dhe më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë. Është faji i Saliut që sot ka 1 milion të papunë, është faji i Saliut që varfëria është ulur këmbëkryq”, ka deklaruar Felaj.
Sipas saj, kryeministri Berisha është përgjegjësi kryesor për 4 vrasjet e 21 janarit dhe po ashtu edhe kandidati që ai ka zgjedhur për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
“Saliu flet për karrike, por shqiptarët e dinë që për të ruajtur karriken e vet, Saliu vrau katër shqiptarë dhe kandidoi për Tiranën vrasësin kryesor të tyre. Por më 8 maj shqiptarët do t’i japin një mesazh të qartë Berishës. Kurrë më vrasjes, kurrë më papunësisë, kurrë më varfërisë”, ka shtuar Felaj.