E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS shkel Kodin nuk dorezon komisioneret

Komisioneret opozita tenton bllokimin e zgjedhjeve. Administrimi i zgjedhjeve 66 komisione zonale

Opozita e majte e kryesuar nga Edi Rama behet serish shkelesi e ligjit kete radhe atij zgjedhor duke refuzuar dorezimin e emrave te komisionereve te 8 majit. Dy partite e majta Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk kane depozituar as dje prane KQZ-se emrat e perfaqesuesve te tyre per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne daten 12 shkurt KQZ vendosi te shtynte me nje jave afat marrjen e vendimit per zevendesimin e anetareve te PS-se dhe PBDNJ-se. Ky afat skadon pikerisht diten e sotme. Ne mbledhjen e KQZ-se se nje jave me pare kreu i ketij institucioni Arben Ristani paralajmeroi PS-ne dhe PBDNJ-ne se shkelja e ligjit nga ana e tyre nuk do te shperblehet. Ai shtoi se ne rastin se keto parti edhe me kete shtyrje te afatit serish nuk do sjellin emrat e komisionereve atehere ata do te zevendesohen me qytetare te thjeshte ku do te preferohen studente avokate dhe mesues. Kurse ne mbledhjen e para dy diteve pas diskutimit ne KQZ u ra dakord qe diten e hene nese partite e opozites Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk kane sjelle propozimet e tyre ky komision te miratoje projektvendimin per shpalljen e vendeve vakante per anetare te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve por edhe per sekretaret ne gjysmat e ketyre KZAZ-ve ku ai mungon. Nga ana tjeter Partia Demokratike ka dorezuar listen e perfaqesuesve te saj ne te gjitha Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor. Ne total partia me e madhe ne pushtet do te kete 167 komisionere per 66 KZAZ-te e ngritura ne te gjithe vendin. Edhe Levizja Socialiste per Integrim eshte drejt dorezimit te listes se plote pasi deri me tani ka zyrtarizuar rreth 1/3 e listes se komisionereve qe i takojne te kete ne baze te Kodit. Sipas Kodit Zgjedhor ne te gjithe vendin jane 66 komisione zonale te administrimit te zgjedhjeve. KZAZ perbehet nga 7 anetare dhe sekretari te cilet emerohen nga KQZ-ja sipas procedures se meposhtme dy anetare propozohen nga partia kryesore e shumices parlamentare dy anetare propozohen nga partia kryesore e opozites parlamentare nje anetar propozohet nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe nje anetar propozohet nga partia e dyte e opozites parlamentare. Ne rast se nuk arrihet baraspeshimi politik grupi perkates kompensohet me kandidaturat e partise kryesore deri ne baraspeshimin politik shumice-opozite anetari i shtate propozohet ne gjysmen e KZAZ-ve nga partia e pare e shumices parlamentare kurse gjysma tjeter nga partia e pare e opozites parlamentare. 30 per qind e anetareve te propozuar perkatesisht nga partia me e madhe e shumices dhe partia me e madhe e opozites ne shkalle vendi duhet te jene nga secila gjini. Kodi Zgjedhor percakton ne nenin 28 te tij se jo me vone se 90 dite nga data e zgjedhjeve KQZ-ja merr vendim per ngritjen e KZAZ-ve. Po ne kete dispozite percaktohet qe partite te cilat kane te drejte te paraqesin kandidatura duhet ti dorezojne keto kandidatura jo me vone se 15 dite nga kjo date. Ndersa neni 29 pika 8 e Kodit Zgjedhor percakton qe ne rastet kur vendi i anetarit apo sekretarit te KZAZ-se mbetet vakant dhe partite te cilat kane te drejte te paraqesin propozime nuk dergojne propozimet ne KQZ atehere kjo e drejte u kalon partive politike te te njejtit grupim qe vijne pas tyre ne Kuvend per nga numri i vendeve te fituara ne zgjedhjet pararendese. Ne rastin konkret Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut jane te vetmet parti te opozites parlamentare. Kjo dispozite i jep te drejte KQZ-se ne kete rast qe diten e zgjedhjeve te plotesoje vendet vakante duke emeruar kryesisht anetaret dhe sekretaret e KZAZ-ve ne menyre qe te krijohet kuorumi i nevojshem per vendimmarrje dhe per te mbajtur vulen dhe dokumentacionin tjeter te KZAZ-ve. KQZ me vendimin nr. 45 date 9.12.2010 ka percaktuar partite politike te cilat kane te drejte te paraqesin propozime per anetare te KZAZ-se. Sipas ketij vendimi Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane te drejte te paraqesin secila propozimet per dy anetare te KZAZ-se. Kurse LSI dhe PBDNJ kane te drejte te paraqesin secila propozim per nje anetar te KZAZ-se. Ne baze te vendimit nr. 5 date 19.1.2011 Per shpalljen e rezultatit te shortit per caktimin e partise qe do te propozoje anetarin e shtate te KZAZ-ve Partise Demokratike i ka lindur e drejta te propozoje anetarin e shtate ne KZAZ-te me numer tek ndersa Partise Socialiste anetarin e shtate ne KZAZ-te me numer cift.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›