Berisha Pushteti merret vetem me vote

Berisha fton qytetaret Te festojme sakrificen e studenteve qe rrezuan diktaturen. 20 shkurti Berisha Ngjarje e shenuar per lirine e shqiptareve
Demokratet festojne sot rrezimin e bustit te diktatorit Hoxha permes nje koncerti festiv me zerat me te njohur te muzikes shqiptare. Kryeministri i vendit Sali Berisha ftoi dje qytetaret shqiptare qe te marrin pjese masivisht ne mitingun qe do te zhvillohet sot qe perkon me 20-vjetorin e rrezimit te monumentit te Enver Hoxhes. Sipas Kryeministrit renia e ketij monumenti qe solli fundin e regjimit komunist ne vendin tone eshte nje ngjarje e shenuar per lirine e shqiptareve.
Neser sot eshte dita e permbysjes se Bllokut-bunker. Ju ftoj ju te dashur qytetare shqiptare te bashkohemi neser ne koncertin tone festiv. Te festojme dhe nderojme kurajen guximin mbinjerezor te te rinjve e te rejave burrave dhe grave studenteve dhe studenteve te ngujuar ne greven e urise qe 20 vjet me pare permbysen Bllokun dhe diktatorin me te eger qe shqiptaret kane njohur ne historine e tyre - u shpreh z. Berisha. Duke theksuar se mitingu festiv i dites se sotme do te jete ne nder te viktimave te regjimit komunist te udhehequr nga diktatori Enver Hoxha Kryeministri nenvizoi se ai duhet te sherbeje per te treguar se ndryshimet politike ne vend behen me ane te votes dhe jo dhunes.
Ju ftoj te bashkohemi ne koncertin tone festiv per te nderuar viktimat e ekzekutimeve pa gjyqe te internimeve te kryer nga Enver Hoxha dhe bllokmenet e tij. Ftoj qytetaret qe sot levizin te lire te festojme se bashku diten e lirive dhe te drejtave tona. Te tregojme se shteti merret me vote dhe jo me dhune - deklaroi z. Berisha. Problemet qe ka Shqiperia sot zgjidhen ne baze te Kushtetutes dhe themeleve qe linden me 21 shkurt te vitit 1991. Jashte tyre cdo gje tjeter eshte iluzive - u shpreh Kryeministri. Permes nje konference te posacme per shtyp Berisha ftoi te gjithe shqiptaret te behen pjese e festimit qe organizon PD ne nje koncert te fitores se demokracise. Ai vuri ne dukje se data 20 shkurt eshte 20-vjetori i nje prej diteve me te medha ne historise e Shqiptareve dita e permbysjeve te regjimit totalitar.
Neser sot eshte dita e kujteses kombetare e gjenocidit torturave dhe persekutimeve te regjimit te Enver Hoxhes. Ju ftoj qytetare te bashkohemi neser ne nje koncert festiv - theksoi kreu i qeverise.
Duke ftuar edhe gazetaret te jene pjese e kesaj feste Berisha nenvizoi duke nenkuptuar opoziten qe ben dhune Ne bejme feste ndryshe nga te tjeret ne festojme. Ai i beri ftese kujtdo qe e ndien te festoje per te nderuar keshtu guximin mbinjerezor te studenteve dhe te rinjve te viteve lsquo90.
Te festojme sakrificen e studenteve qe rrezuan diktaturen dhe shtatoren e diktatorit me te eger ne Ballkan. Permbysja e Bllokut dhe e shtatores perben nje gje te vecante. Ftoj te bashkohen neser me ne te gjithe shqiptaret per arritjet e Shqiperise qe sot eshte anetare e NATO-s - tha Berisha. Ai ftoi po ashtu ne kete feste te gjithe qytetaret e ketij vendi qe levizin sot te lire ne gjithe Evropen te festojme diten e lirise.
Ftoj studentet burrat grate qe besojne te vota e lire dhe qe besojne se pushteti merret me vote dhe jo me dhune. Neser sot duhet te bashkohemi per te festuar ne menyren me te qyteteruar. 20 shkurti eshte data ku u celen lirite tona - tha Kryeministri Sali Berisha.
20 shkurti per here te pare feston edhe LSI
Levizja Socialiste per Integrim parti kjo e spektrit te majte ne vend per here te pare do te behet sot pjese e festimeve te demokrateve per rrezimin e bustit te diktatorit komunist Enver Hoxha. Sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama konfirmoi dje se kjo parti do te jete pjese e aktivitetit festiv te organizuar sot nga PD-ja ne oren 1200 ne sheshin Nene Tereza. Festa e organizuar ne perkujtim te 20 shkurtit eshte nje feste shume me teper sesa partiake eshte nje reference qe na rikthen ne dite te veshtira por edhe po aq historike por eshte nje reference per te sjelle ne pah te gjithe rrugen e pershkuar edhe nga Partia Socialiste prej 20 shkurtit lsquo91 e deri me sot e per pasoje ne ate feste do te marrin pjese me shume sesa perfaqesues partiake - tha zyrtari i LSI-se z. Luan Rama.