E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sot pritet te dalin emrate Asamblese se re Kombetare

TIRANE- Pritet te dalin sot emrat e 185 anetareve te Asamblese se re Kombetare te Partise Socialiste. Komisioni i numerimit pritet te perfundoje sot numerimin e 1500 votave te delegateve socialist qe moren pjese ne Kongresin e 5 nentorit.

Festa e Kurban Bajramit detyroi Partine Socialiste te niste numerimin te henen e kesaj jave. Tre grupe pune me nga shtate anetare secili kane vazhduar numerimin qe prej se henes dhe sot pritet te numerojne dhe fletet e fundit te votimit.

1 500 delegatet e pranishem ne Kongresin e PS kane hedhur voten per te perzgjedhur 120 anetare te Asamblese se Partise Socialiste ndersa 65 anetare te tjere hyjne automatikisht. Automatikisht ne Asamble hyjne dhe ish kryeministra ish kryetare kuvendi dhe funksionare te larte publik si dhe kryetaret e partive te rretheve te cilet jane organizuesit e punes ne baze.

Ne listen e te perzgjedhurve jane emra si Anastas Angjeli Agron Duka Besnik Dervishi e Bashkim Zeneli Ilir Zela Mezan Malaj e Musa Ulqini Petrit Ago apo Luan Hajdaraga Natasha Paco apo Kozeta Fino etj. kane qene bashkepunetore te ish kryetarit te PS. Por qe pas vitit 2005 ne nje menyre apo ne nje tjeter kane qene te distancuar nga PS. Pas 6 vjetesh pa ndonje aktivitet te dukshem politik ata rikthehen ne listat per te qene direkt anetare te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Por ne listen e atyre qe duhet te jene anetare te Asamblese nuk mungojne as te rinjte te cilet kane bashkejetuar me Edi Ramen sidomos ne keto vite te veshtira pas humbjes se zgjedhjeve te 2009 dhe humbjes se bashkise se Tiranes ne 2011. Keshtu emrat e Erion Veliajt Arbi Maznikut Artan Lames apo diplomatit analist Dritan Hila te profesoreshes Iris Luarasi apo Adelina Farricit e Etjona Hoxhes jane disa nga prurjet e reja qe PS ka sjelle menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare dy vite me pare. Keshtu Edi Rama ka vendosur te nderthure brezat e te vjeterve dhe te rinjve duke plotesuar idene e tij per bashkimin e madh ne Partine Socialiste.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›