PS të tregohet e përgjegjshme për rolin që duhet të luajë
05/07/2010 LSI kërkon mbledhjen e partive në një tryezë për reformën zgjedhore
Partia e Ilir Metës e vlerëson reformën si domosdoshmëri në funksion të integrimit
Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në nevojën për fillimin sa më parë të reformës zgjedhore. Për forcën e dytë me përfaqësim në Parlament, pjesë e mazhorancës, Partia Socialiste duhet të tregojë përgjegjshmëri politike dhe institucionale dhe të ulet në një tryezë bashkëpunimi, fytet e së cilës duhet të jenë nisja e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sekretar për marrëdhëniet me publikun në LSI Ardit Çela shprehet se opozita dhe në mënyrë të veçantë Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së LSI-së, njëkohësisht kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë, për t’u ulur në një tryezë për të filluar sa më parë punën për reformën zgjedhore. “Opozita duhet të tregohet e përgjegjshme për rolin që duhet të luajë. Ky rol duhet të jetë konstruktiv, logjik dhe duhet të jetë në funksion të interesave të vendit. Për LSI-në integrimi evropian dhe reformat që e përshpejtojnë këtë proces janë prioritare”, - ka thënë zyrtari i lartë i Lëvizjes. LSI-ja e komenton reformën zgjedhore edhe në këndvështrimin e integrimin evropian të vendit. Çela thekson se PS-ja duhet të jetë pjesë e kontributit dhe investimit pozitiv në të mirë të interesave europiane të shqiptarëve. “Nuk mundet që bojkote dhe qëndrime të pakuptimta të vënë në diskutim ëndrrat e të rinjve të sotëm, rinia e viteve 90’ punoi dhe kontribuoi për demokracinë e sotme”, - ka thënë ai. Partia e drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka kërkuar prej kohësh mbledhjen në një tryezë të përfaqësuesve të lartë të forcave politike, me qëllim hedhjen e hapave të parë dhe konkretë në funksion të ndryshimeve në ligjin zgjedhor. Për LSI-në reforma është e domosdoshme dhe duhet prekë të gjitha pikat e rekomanduara nga OSBE-ODIHR-i.
Qëndrimi i Ilir Metës
Kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka theksuar se opozita duhet të heqë dorë nga ultimatumet dhe qëndrimet bllokuese, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse bëhen pengesë e proceseve integruese. “Transparencën e vërtetë e garanton vetëm ligji, Kodi Zgjedhor dhe reforma zgjedhore. Refuzojnë të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore, ndërkohë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar kërkon bashkëpunim për reformën zgjedhore”, - ka thënë ai.