E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS thyhen bojkotin: Blushi: Vendimi i vonuar, 6 muaj u harxhuan kot

TIRANE- Pas vendimit të socialistëve për tu futur në Parlament gjatë seancës së të enjtes, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, deputeti i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Ben Blushi theksoi se thyerja e bojkotit është një vendim i vonuar pasi , sipas tij ky 6 mujor jashtë kuvendit ishte kohë e harxhuar kot.
“Kemi 5 muaj që unë dhe disa kolegë të tjerë prisinim që PS të hynte në Prarlament. Megjithatë kjo është një gjë e vonuar“ u shpreh Blushi përpara gazetarëve.
Deputeti socialist theksoi se bojkoti i Partia Socialiste nuk bëri gjë tjetër vecse turbulloi ujërat brenda vetes, sic tha Blushi duke mos mundur të fitojë betejën për hapjen e kutive.

Deputeti Blushi bëri të ditur se socialistët do të shkojnë nesër në Kuvend, do të depozitojë nismën ligjore të firmosur nga të gjithë të zgjedhurit e majtë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe më pas do të largohen nga Kuvendi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›