Mungon avokatja, irritohen të akuzuarit e Qafë-Gjashtës
SARANDë- Mungesa e një avokateje shteti që la pa mbrojtje një prej të akuzuarve si autorë të masakrës së Qafë Gjashtës në Saranda ka sjellë mjaft tension në sallën e gjyqit. Nestor Sinani dhe vëllai i tij Vladimir Sinani, dy prej të akuzuarve në këtë proces kanë reaguar ashpër dhe me tone mjaft të larta, duke kërkuar mbylljen sa më shpejt të seancës.
Gjykata e ndodhur në këto kushte vendosi ta zëvendësojë avokaten dhe shtyu seancën për dy javë më vonë. Të pandehurit Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa, Edmond Sejko, Mikel (Flamur ose Vladimir ) Këndezi, Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa, akuzohen si autorë të masakrës së 4 marsit 1997, ku qëlluan mbi punonjësit e policisë, ku gjeti vdekjen Gjergji Mehmeti. Efektivi Edi Aliaj u mbajt peng tortua, ndërsa të tjerët mundën të shpëtonin.
(m.a/News24/BalkanWeb)