PS tryeze per Gjykaten Administrative

Partia Socialiste thërriti një tryezë me ekspertët për të diskutuar mbi projekt-ligjin për Gjykatën Administrative, projekt-ligj i miratuar parimisht ditën e hënë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Fjalën e hapjes e mbajti deputeti socialist dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Fatmir Xhafaj. Deputeti Xhafaj vlerësoi rëndësinë e ngritjes së Gjykatës Administrative si një hallkë tejet e rëndësishme e sistemit të drejtësisë që përbën një sfidë në vetvete në rrugën drejt integrimit europian.
Më pas, deputeti Fatmir Xhafaj i kaloi fjalën deputetit tjetër të PS-së dhe relatorit të saj në Komisionin e Ligjeve përsa i përket projekt-ligjit të Gjykatës Administrative, Armando Subashi. Zoti Subashi tha se opozita dhe ekspertët e saj, pas një pune disa-mujore kanë bërë ndërhyrjet e tyre që kanë përmirësuar ligjin në raport me variantin fillestar të paraqitur nga qeveria.
“Projekt-ligji është produkt i një pune të gjatë disa-mujore të Partisë Socialiste që me ndërhyrjet e saj ka bërë përmirësime cilësore në raport me variantin fillestar të qeverisë. Kontribut për këto përmirësime kanë dhënë pedagogë, juristë, profesorë e anëtarë të shkollës së magjistraturës misionet e huaja gjithashtu kanë dhënë rekomandimet e tyre”, tha deputeti Subashi.
Më tej deputeti socialist tha se grupet e punës për këtë projekt-ligj janë përpjekur të ndërhyjnë në dy momente: momenti i parë që kishte të bënte me krijimin, organizimin, përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe momenti dytë që lidhej me mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.
Më pas fjala iu kalua ekspertëve dhe të interesuarve në fushën ligjore që ka të bëjë me ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative.