Ekspozita ngjyrat e Meksikes ne Muzeun Historik Kombetar

Ideja ime për të çelur këtë ekspozitë ka qenë që të prezantoj kulturën meksikane për publikun shqiptar. Kjo ide është bazuar në frymën e bashkëpunimit për të paraqitur ngjyrat dhe artin folklorik meksikan. Ndërsa do të veçoja kapelen karakteristike që është një traditë që ka populli meksikan këtu e 900 vjet të shkuara. E veçantë është katedralja kryesore e ndërtuar nga kolonizatorët në Meksikë.
Kjo ekspozitë vjen pas një përvoje të saj në galeri të ndryshme në Meksikë dhe SHBA.
Mares fany ka lindur në Mexico City. Në një moshë të re ajo zbuloi se arti ishte pasionin e saj. Ajo ka studiuar art dhe design në Amerikë. Që nga viti 1994, Mares Fany ka punuar në Meksikë.
Mares Fany arrin një efekt të veçantë me subjektet e saj në ngjyra të lehta, të forta, cilësi të lartë dhe linja në lëvizje.
Në serine e saj më të fundit: "Ngjyrat e Meksikës", ajo përfaqëson kulturën meksikane me temat joshës dhe ngjyrat intensive të sjella nga bukuria e vendit të saj.