E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tubimet finale ne Peqin e Librazhd

Partia Socialiste nisi mbylljen e fushatës elektorale me një miting në qytetin e Peqinit, ku kandidon Alfred Peza.

Kryesocialist Edi Rama deklaroi se vota e 23 Qershorit duhet të shërbejë për të gjithë shqiptarët në funksion të nxjerrjes nga tuneli, të mungesës së shpresës që ka pllakosur vendin. “Hiqni nga kurrizi ata, flakini dhe përqafoni ëndrrën e rilindjes, duke shkuar në 23 qershor në kutinë e votimit dhe duke vendosur fundin e rrënimit dhe fillimin e Rilindjes", tha Rama. Prezencën e mijëra qytetarëve të Librazhdit në shesh, Rama e quajti si gjë e zakonshme, e cila dëshmon sikurse edhe në Elbasan, dëshirën, siç tha ai, të refuzimit të tuneleve elektorale. "Ndihem shumëfish krenar që këto sheshe nuk i mbush diktati, këto sheshe nuk i mbush agjencia e autobusave që transportojnë lart e poshtë robër, këto sheshe i mbush ëndrra për Rilindje. Do ta rilindim Librazhdin, do ta rilindim fshatin rreth e rrotull, do të sjellim ujin në çdo shtëpi dhe në çdo parcelë, do të ulim koston e prodhimit, do të ulim cmimet e ushqimeve që sot familjet e zakonshme këtu dridhen kur shkojnë në pazar dhe i shohin këto cmime të papërballueshme. Do të lehtësojmë bizneset e vogla dhe do heqim takën e biznesit të vogël, do të përgjysmojmë tatimin e fitimit, do të bëjmë legalizimet e shtëpive pa leje, do të japim certifikatën e tokës për familjet në fshat dhe do të shkojmë përpara së bashku, jo në rrugën që ofron Saliu, sepse përpara me Saliun do të thotë mbrapa, drejt rrënimit", tha Rama.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›