E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Votuesit vendosin per rotacionin

Në një bashkëbisedim të hapur në rrjetin social 'Facebook', ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve bërë nga qytetarët, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në përgjigjet e tij, Arvizu ndër të tjera shprehet se nëse vota në këto zgjedhje është e lirë dhe e drejtë, sic duhet të jetë atëherë votuesit do të jenë ata që do të vendosin nëse dhe kur duhet të ndodhë rotacioni. Ndërkohë Arvizu me tej përgjigjet se shqiptarët e meritojnë të kenë zgjedhje te cilat perputhen me standardet nderkombetare. "Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarde, aq me pak shanse ka qe rezultatet do Zgjedhjet 2013Mbyllja e fushatës Berisha premtim për legalizimet Meta: Prioriteti ynë, punësimi te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar", shkruan Arvizu. I pyetur në lidhje me cështjen e KQZ-së ambasadori thekson se ka folur në mënyrë të vazhdueshme për situatën e krijuar. "Nuk eshte e tepert te themi se ne besojme fortesisht qe duhet te konstituohet plotesisht. Qe kjo te ndodhe, duhet qe te dyja palet te bien dakord. Nuk eshte asnjehere shume vone", thotë Arvizu. Ambasadori shkruan në përgjigjet e tij, se lojtarët politikë kanë për detyrë të respektojnë rregullat e lojës, ndërsa sa i përket marredhenieve mes SHBA-ve dhe Shqiperise, ambasadori pret që ato të vazhdojnë te jene te aferta dhe miqesore. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›