PS u parashtron ambasadoreve ankesat Arvizu dhe Volfarth dergojne zevendesat
Partia Socialiste u ka parashtruar ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, pretendimet e saj për shkeljet, sipas tyre, të vërejtura gjatë procesit zgjedhor për garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Kryesocialisti Edi Rama, ka paraqitur këto pretendime në një takim me dyer të mbyllura në selinë rozë, i cili zgjati për rreth 1 orë e gjysëm.
Në fund të takimit, përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Europian Etore Sekui, ka thënë për mediat se ambasadorët vetëm sa dëgjuar fjalën e kryetarit Rama.
“Ne dëgjuam argumentat dhe kaq. Për më tepër mund të pyesni përfaqësuesit e Partisë Socialiste”, tha ai.
Nga ana e tij, deputeti socialist Damian Gjiknuri, sqaroi se takimi ishte thjesht informues.
Sipas tij, para trupit diplomatik u paraqitën provat që tregojnë për shkelje gjatë zgjedhjeve.
Në këtë takim, u vu re mungesa e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu dhe kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart.
Ata u përfaqësuan në takimin me Ramën, me zëvendësat e tyre.