E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vijon denoncimet

Baza ushtarake detare të Bishtit të Pallës, e nxjerrë në shitje nga Ministria e Mbrojtjes, ishte ndalesa e radhës e deputetit socialist Taulant Balla nga ku vijoi denoncimimin e privatizimeve masive të pronave të Ushtrisë Shqiptare.

"Sot jemi në bazën e dytë në vend për nga rëndësia dhe madhësia pas bazës ushtarake të Pashalimanit. Bishti i Pallës dhe baza ushtarake që gjendet në këtë vijë ndarëse midis gjirit të Durrësit dhe gjirit të Lalzit, jo vetëm për nga rëndësia strategjike por edhe nga pozicioni i volitshëm turistik dhe ekonomik për fat të keq është bërë pjesë edhe kjo, në listën e bazave ushtarake që Arben Imami po shet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë. Në të Denoncimet e PSShitja e pronave të Ushtrisë Shitja e pronave të ushtrisë Akuzat për MM, PS letër NATO-s gjithë zonën e Durrësit janë disa qindra mijëra metra prona, kryesisht bregdetare e me potencial të lartë turistik dhe ekonomik, të cilat janë vënë në listë shitjeje nga Ministria e Mbrojtjes", tha Balla.

Sipas zotit Balla, i cili i referohet dokumentave zyrtarë të privatizimit nga Ministria e Mbrojtjes janë dhjetëra mijëra metra katrorë në rrethin e Durrësit që po shiten.

"Më lejoni t'i marr me radhë të gjitha pronat e Ushtrisë Shqiptare, këtu në Bishtin e Pallës por edhe përreth, Në Porto Romano, në Maminas, dhe në zona të tjera të Durrësit, të cilat po shiten. Në listën e reparteve ushtarake që Imami po shet është ish depo e minave detare në Porto Romano, pak metra larg prej këtej, 57,216 metër katror, në Maminas reparti ushtarak Nr. 3032, 61200 metra katrorë, ish batalioni i zbulimit në Maminas, 30252 metër katrorë, ish reparti ushtarak i xhenios, në pjesën që shkon për të Shkëmbi i Kavajës 3,220 metra katrorë, në Rrashbull 361000metra katrorë, një sipërfaqe marramendëse, pronë e ushtrisë tani në listën e shitjes. E vazhdon edhe më tej, në Shën Avlash, në Arapaj, 56 mijë metra katrorë përsëri në një zonë bregdetare. Arben Imami po shet kaq mijë metra katrorë prona të ushtrisë. Ajo që duam të themi sot këtu në bazën ushtarake të Bishtit të Pallës për nga pozicioni gjeografik shumë i rëndësishëm ndërmjet dy limaneve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe turistik, Gjirin e Durrësit dhe Gjirin e Lalëzit", tha Balla.

Në vijim të denoncimit deputeti Balla tha se si ka mundësi që kjo qeveri dhe ky ministër i papërgjegjshëm për pronat që ka në ministri nxjerrin në shitje një ndër pronat më të rëndësishme të ushtrisë sonë.

"Nuk duhet të shitet baza ushtarake e Bishtit të Pallës. Nuk duhet të shiten pronat e tjera të ushtrisë në Porto Romano, në Arapaj në Maminas, për shkak se kjo zonë në radhë të parë ka të domosdoshëm një studim të zhvillimit ekonomik dhe turistik të kësaj zone. Është një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë, po pozicioni gjeografik ia rrit vlerën.Kjo bastisje e pronës publike për interesat e ngushta e imediate të Qeverisë dhe njerëzve pranë saj, sipas Ballës do të përfundojë me rezultatin e zgjedhjeve dhe rikthimin e pronës për qytetarët", u shpreh Balla.

Taulant Balla duke iu drejtuar ministrit Imami i kujtoi se këto prona nuk janë pjesë e cifligut të tij personal që mund t'i shesë me cilindo çmim që ai dëshiron.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›