E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata shperndan greven

Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë, u drejtua në mesin e javes se shkuar Gjykates së Tiranës, me një padi ndaj greves së urisë së ish të përndjekurve politike, duke argumentuar me faktin se tre prej tyre kane tentuar te djegin veten.

Duke e bazuar padine e tyre ne ligjin per tubimet, policia ju drejtua gjykates duke i kerkuar shperndarjen e saj me arsyetimin se jane kryer vepra penale brenda kesaj greve. Pasi ka shqyrtuar kete kerkese te policise, Gjykata e Tiranes vendosi t'i jape te drejte policise kryeqytetase duke vendosur shperndarjen e kesaj greve urie per arsye sigurie.

Policia shprehet se duke u bazuar edhe ne ligjin per tubimet, do te ekzekutoje vendimin e gjykates, sapo ta Greva e uriseNdreca: Me Berishën na ndan Haga Greva në ditën e 25-të, rëndohet gjendja Grevistët: Berisha të mos shpikë armiq marre ate ne rruge zyartre. Sipas policise per shperndarjen e kesaj greve u gjet baze ligjore ne Kodin e Punes, neni 197 i cili flet per rastet kur greva shoqerohet me veprimet te paligjshme; ne ligjin 87 73 per tubimet, ne te cilin thuhet se ne rastin ku paraqet rrezikshmeri per jeten ajo duhet te shperndahet.

Policia mohon perdorimin e mjeteve te dhunes ne shperndarjen e kesaj greve duke theksuar se do te kekroje mirekuptimin e grevisteve ne zbatimin e vendimit. Por ky vendim eshte pritur me irritim nga grevistet, te cilet deklaruan se nuk do te largohen nga kjo greve dhe kane akuzuar gjykaten se ka cenuar lirine e tyre themeltare.

Ndërkohë grevistët e urisë shprehen të indinjuar me këtë vendim, të cilin e konsiderojnë në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Duke njoftuar zhvendosjen e grevës së tyre në një tjetër ambient, ata theksojnë se me këtë vendim vërtetohet se në një shtet ku nuk funksionon ligji dhe nuk ka më institucione të pavarura, demokracia ka vdekur.

Grevistët nga ana e tyre vijojnë të theksojnë se greva e tyre është vetëm ekonomike dhe nuk ka qëllime politike.

Kreu i Shoqatës së ish të Dënuarve Politikë Skënder Tufa u shpreh se vendimi i Gjykatës është antidemokratik, ndaj palët duhet të ulen në bisedime për zgjidhje.

"Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante", u shpreh Tufa.

Nderkohe qe gjendja e grevisteve eshte renduar se tepermi ne diten e 26-te te saj. Fatmir Lamaj, eshte grevisti i cili rreth ores 10.00 te paradites u mor me urgjence nga autoambulanca dhe u dergua per te marre mjekim ne Qendren Spitalore Nene Tereza, ne Tirane. 

PD: Ish të përndjekurit janë dëmshpërblyer

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendosmerise se grevisteve duke thene se opozita qe po spopnsorizon greven e tyre edhe pse e therriti minitrin Halimi per ta pyetur nuk beri asnje pyetje ndersa personi qe i vuri flaken Gjergj Ndreces eshte me vilë luksoze në Korfuz dhe ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandidat në Bruksel për Shqipërinë, me porosi do të lyente me benzinë dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta nje grevisti me probleme serioze mendore.

"Z. Halimi njohu deputetët e aleancës Rama-Tufa se viktimat e kësaj Aleance që ndodhen në çadrat e ngritura me urdhër të Edi Ramës tek studio e Kristaq Ramës kanë marrë së bashku, lek, dhe lek privatizimi 256 mijë Dollarë.

Përveç tyre ata kanë marrë apartamente banimi, së paku 240 mijë Dollarë të tjera dhe kanë privatizuar me çmime simbolike me lek privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijë Dollarë.

Pra në zbatim të ligjit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politik vetëm zotrinjtë që po grevojnë në studion e Kristaq Ramës dhe deklarojnë çdo ditë se nuk kanë marrë asgjë, janë dëmshpërblyer me lek për këstin e parë dhe sipas ligjit edhe të atë të  dytë me lek privatizimi dhe fabrika në linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijë Dollarë.

Po kështu personi me tre emra dhe me vilë luksoze në Korfuz i cili ditën që do të vendosej rekomandimi për statusin e vendit kandidat në Bruksel për Shqipërinë, me porosi  do të lyente me benzinë  dhe do t’i vinte flakën në rrugë para mediave të veta nje grevisti me probleme serioze mendore, ka marrë në përputhje me ligjin një apartamet 3+1 si edhe dëmshpërblimin prej 530 mijë Lekësh.

Por pavarësisht nga këto, Partia Demokratike deklaron se përveç këstit të parë që e kanë marrë që të gjithë të perndjekurit politik, ka filluar dhe vazhdon ndarja e këstit të dytë", thuhet në reagim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›