PS vijon protestën, 16 grevistë në spital

Greva e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste dhe mbështetësve të tyre në betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, vazhdon në çadrat e ngritura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së Kryeministrisë. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet. 16 grevistë, nga nata e parë e kësaj proteste, e cila nisi natën e 30 prillit, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ditën e djeshme grevës i është bashkuar dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.