E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Drejtësisë,Topi: Dënim të krimit

Në Ditën e Drejtësisë, kreu i shtetit , Bamir Topi deklaroi se dënimi i krimeve është një e drejtë themelore. Ai theksoi se raporti me të përndjekurit politike nuk është çështje sentimentale apo tendencë politike, por raporti me demokracinë e përparimin e saj. "Lufta e klasave, dhuna ndaj fjalës së lirë, terrori, shkelja e të drejtave të njeriut janë pasojë e një regjimi diktatorial. Dënimi i krimeve është element të rikthimit të ligjshmërisë", tha ai.
Presidenti deklaroi se vrasja e intelektualëve ishte fillimi i vrasjes së një populli që do zgjaste 45 vjet.
Në Ditën e Drejtësisë Presidenti dekoroi me titullin "Nderi i Kombit" , poetët Hamzi Nela, Vilson Blloshmi, Genc Leka si dhe avokatin Myzafer Pipa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›