E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vijon protesten, Dokle: Ti veme vizen Berishes

Ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, para selise se kryeministrise po vazhdon protesta e Partise Socialiste dhe simpatizanteve te saj, te cilet kerkojne hapjen e kutive te votimit.

Para pak castesh ka folur deputeti Namik Dokle, i cili pervec se ka falenderuar pjesemarresit ne proteste, ka deklaruar se ajo do te vazhdoje derisa te plotesohen kerkesat e PS.

“Falenderoj qytetaret per pjesemarrjen. Do protestojme me shpirtin e demokracise. Per faj te Berishes ka vonesa ne liberalizimin e vizave. T’i heqim vizen kesaj qeverie”, ka pohuar Dokle.

Edhe deputeti tjeter Taulant Balla ka theksuar se misioni i PS dhe mbeshtetesve te saj eshte qe te vijoje protesten. Balla ka hedhur edhe akuza ndaj kryeministrit Berisha, te cilin e ka cilesuar si “trurin” e Gerdecit.

“Berisha ka frike te dale ne shesh. Kemi mision te vazhdojme protestat. Berisha te jape llogari per kutite. Truri i Gerdecit eshte Berisha”, ka deklaruar Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›