E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të heqë dorë, kutitë nuk hapen

Kryeministri Sali Berisha deklaron sërish se hapja e kutive të 28 qershorit, është çështje e mbyllur me vendim të gjykatës.
Berisha tha nga qyteti i Krujës, se Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të heqë dorë nga kërkesa e papranueshme, dhe të pranojë verdiktin e popullit. Berisha tha para qytetarëve të Krujës, se Edi Rama nuk do të mundë të dalë mbi vendimin e Gjykatës edhe sikur të ngjallte ish- diktatorin Enver Hoxha.

Ndërsa, duke komentuar protestën e opozitës në Tiranë për hapjen e kutive, Berisha tha se është e drejtë e të gjithë qytetarëve. Madje Kryeninistri pranoi se i ka përshëndetur të gjithë protestuesit poshte zyrës së tij.

Kryeministri i bëri edhe një herë apel Partisë Socialiste që të kthehet në Kuvend, për të bashkëpunuar për realizimin e reformave integruese.

Berisha ishte i pranishëm në përurimin e nisjen se punimeve të rrugës që lidh qytetin e Krujës me Vendin e Shenjte të Sari Salltikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›