PS zbardhen emrat e te arrestuarve

Partia Socialiste ka komunikuar gjatë pasdites së sotme arrestimin e dy prej eksponentëve të saj gjatë mësymjes që deputetët e kësaj partie bën në disa njësi bashkiake të kryeqytetit.
Bëhet fjalë për Krenar Cenollarin, kandidat i PS për njësinë bashkiake numër 6, si dhe për Besim Kocaqin, aktivist i partisë më të madhe të opozitës.
Arrestimi i tyre u krye nga policia në këtë njësi, pasi ata mbështetën deputetin Saimir Tahiri teksa kërkonte nga drejtuesit e saj dorëzimin e listës zgjedhore.