Subashi Jo me ndryshime ne lista nga kryetaret e njesive opozita siu lejon

Armand Subashi
Tirane 23 mars 2011 NOA- Selia roze reagoi pas deklarates se Armand Teliti Drejtorit te Gjendjes Civile lidhur me listat e zgjedhesve.
Deputeti socialist Armand Subashi deklaroi se listat paraprake te zgjedhesve ndryshojne mbi bazen e kerkesave te zgjedhesve ne perputhje me Kodin Zjgedhor ndersa sipas tij Teliti nuk beri gje tjeter vecse u mundua te shpjegoje se veprimtaria e tij ishte ne perputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Sipas tij deklarata e kreut te Gjendjes Civile thekson se kodi elektoral nuk e njeh konceptin e listes paraprake te perditesuar.
Nese eshte keshtu le te na shpjegoje z.Teliti dhe shefat e tij Pone e Basha pse midis listes qe na ka derguar ne dt 26.11.2010 dhe listes paraprake qe na ka derguar ne dt 3/03/2011 ka ndryshime te shumta dhe ato nuk jane te njejta u shpreh Subashi.
Sipas tij listat perditesohen nga zyrat e gjendjes cvile mbi bazen e vendimmarrjeve te kryetareve te njesive vendore gje qe sipas Subashit mund te ndryshohet me lista paraprake pas dt 8 Mars 2011 pervec rasteve te parashikuara ne ligj.
Ai perseriti thirrjet ndaj Drejtorit te Pergjithshem te Gjendjes Civile qe te mos vere dore mbi listen e zgjedhesve si dhe te mos shtoje ne lista ata persona qe po detyrohen me force dhe me kercenimin e pushimit nga puna te ndryshojne vendbanimin.
Ata i adresuan si pergjegjesi edhe publikimin e listave pas dates 8 mars duke shtuar gjithashtu se eshte shkelje e rende e ligjit edhe me pasoja penale pasqyrimi ne lista i gjithe levizjeve te shtetasve ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile pas kesaj date.
Saliu e Luli te bindur se shqiptaret nuk i japin kurre me vote atyre mos shpresojne se me manipulimet do mund te ndryshojne vullnetin e shqiptareve. Kjo ska per te ndodhur me perfundoi Subashi duke thene se opozita do e mbroje me cdo kusht voten.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeTeliti PS e ka marre listen paraprake lista e dublimeve po zvogelohetErjon Brace dhe Ilir Gjoni konfliktohen me Ilir Kokonen Baraj Berisha autori i te gjitha manipulimevePS Nikolla Manipulime me listat e zgjedhesveNikolla Proteste per listat e zgjedhesve Basha po pergatit manipulimin e 8 majit Lidhje8 mars Armand Subashi Armand Teliti Kodi zgjedhor listat e zgjedhesve Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile