PS:Berisha t'u kërkojë falje studentëve

PS ka reaguar për grevën e studentëve të universitetit Bujqësor në Kamëz. Deputetja Ledi Shamku ka kërkuar që kryeministri Berisha t'i kërkojë falje studentëve që lejoi që situata të arrinte deri në grevë urie e më pas në përkeqësimin e gjendes së tyre shëndetësore.
reva e studentëve, Shamku: Turp i Berishës
Tiranë - Partia Socialiste reagoi sot për grevën e studentëve të Kamzës, duke e konsideruar si një turp të kryeministrit Sali Berisha.
Shamku tha se Berisha nuk ka pasur kurrë një politikë arsimore përveç vizionit të errët të universitetit han pa dyer.
"Sot Sali Berisha duhet të hapë gojën e t'u thotë atyre djemve e vajzave çfarë do të bëjë për të trajtuar logjikshëm shqetësimin e tyre, përpara se të jetë vonë. Sot Sali Berisha duhet madje të kërkojë falje pse i la gjërat të vijnë deri këtu, përpara se të jetë vonë", vijoi ajo.