Tuneli, deputetët e PS-së takojnë menaxherin e projektit

Deputetët e PS-së që gjenden në tunelin e Kalimashit për inspektime takojnë menaxherin e projektit. Ai tha se hyrja në tunel për është e pamundur për shkak të shembjes. Sipas tij,
ka rrëshkitje të masivit të dheut në tunel. "Po sigurojmë personelin dhe pajisjet. Rrëshkitja në tubin jugor të tunelit është 40-50 metra", tha ai. Sipas menaxherit, projekti nuk është i detajuar deri në fund. Më shumë probleme sipas menaxherit ka në mes të tunelit të Kalimashit.
13 deputetë të Partisë Socialiste ndodhen në tunelin e Kalimashit për inspektime. Ata gjenden 100 metra larg tunelit të Kalimashit pasi nuk u lejuan të hynjë në tunel për efekte sigurie. Deputetët e PS-së që ndodhen në Kalimash janë Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegush Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga dhe Gjokë Jaku. Vendimi i tyre për të shkuar në Kalimash vjen pas shembjes së tunelit. Por pas mbërritjes së deputetëve socialistë në afërsi të unelit, banorë të zonës së Kalimashit kanë hyrë në debat me ta. Disa prej tyre kanë tentuar të godasin deputetët socialistë.
Deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi në një prononcim për "Ora News" tha se deputetët ndodhen në Kalimash për të marrë informacione për lidhur me shembjen e tunelit. Ai tha se ka pasur debat me një grup prej 5-6 personash.
Deputeti Gjokë Jaku tha se PS vendosi të shohë nga afër situatën. Ai pohoi se PS është aty të shohë se çfarë ndodh realish me tunelin. Sipas tij, informacioni është i rezervuar, çka bëhet shkak për dyshime.
PS ka lëshuar akuza ndaj qeverisë për shembjen në tunel, në të cilin po kryhen punime prej një muaji.
Kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës duke u nisur nga shembja në tunelin e Kalimashit. " Ai kërkoi heqjen e imunitetit për ministrin Lulëzim Basha, ndërkohë që kërkoi marrjen në pyetje kryeministrin Berisha dhe ministrin e Transporteve Sokol Olldashi.