PS:Bode të japë dorëheqjen, buxheti 2009, dështim i ekonomisë

Tiranë, 11 korrik, NOA Pas deklaratave të përditshme për krizën e thellë ekonomike, që ka pushtuar vendin, selia rozë artikuloi sot kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Financave, si përgjegjësin e dështimit ekonomik përgjatë vitit që shkoi dhe hartuesin e buxhetit të krizës, 2010, që pritet t Ministri i Financave të Shqipërisë, i diplomuari i kursit 97, duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme: si përgjegjës kryesor për buxhetin e dështimit 2009 dhe si krijuesi i buxhetit krizë të 2010 para se të fundosë përfundimisht ekonominë shqiptare, për herë të dytë, nën peshën e një borxhi publik kriminal, deklaroi nga selia rozë, sekretari i Këshillit të Ekonomisë në Partinë Socialiste, Ervin Bushati.
Kjo dorëheqje e ministrit, sipas Bushatit, përligjet nga kriza e thellë dhe në rritje e sipër e financave publike, si një pasojë direkte e drejtimit kriminal të buxhetimit të vitit të kaluar, i cilësuar nga sekretari Bushati si një vit elektoral abuzimi dhe vjedhjeje me fondet publike të shqiptarëve, duke i aluduar si pasoja direkte të ekonomisë shqiptare dhe të ardhurave në ulje tek çdo familje.
Defiçiti buxhetor në 2009 ishte 7.1 përqind e GDP-së, niveli më i lartë që nga viti 2001, kur vendi nisi rrugën e një konsolidimi fiskal të matshëm. Defiçiti ishte në 4.2 përqind të GDP-së në projektbuxhetin e vitit 2009; por rezultoi jashtë realitetit, ndërsa qeveria shqeu investimet publike në prag të zgjedhjeve, theksoi Bushati.
Sipas tij, të ardhurat në buxhet për vitin 2009 kanë rënë në nivelin e 27 përqind, nga 28.5 përqind të GDP-së, së parashikuar, ndërsa performanca në vjeljen e tatimeve ishte tepër e dobët në gjysmën e dytë të 2009-ës, dhe rritja ekonomike e ngadalësuar në mënyrë të ndjeshme.
Bushati renditi me shifra shpenzimet e qeverisë dhe huamarrjen e lartë, si më të lartat përgjatë tërë dekadës.
Shpenzimet shkuan në 34.1 përqind të GDP-së, shifra më e lartë në një dekadë; huamarrja e brendshme në 3.7 përqind e GDP-së, më e larta nga viti 2001; shpenzimet korrente në 24.2 përqind të GDP-së, u kthyen në nivelin e vitit 2004, larg politikës së qeverisë së vogël; ndërsa politikat fiskale agresive të vitit elektoral 2009 e frynë borxhin Publik në 60 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vitit 2009, nga niveli 55 përqind, që ishte në vitin 2008, evidentoi sekretari i PS-së, Ervin Bushati.
Duke iu referuar projektBuxhetit të vitit 2010 i prezantuar vjet në nëntor, sipas Bushatit, ishte një buxhet tepër optimist, ndërsa bazohej në një zhvillim ekonomike prej 5.5 përqind të GDP-së, dhe mbi një performancë të përmirësuar të tatimeve me synimin e qartë të rritjes së të ardhurave, të cilat qeveria vjet i parashikonte në 329 miliardë lekë, apo 28.2 përqind e GDP-së, një nivel që nuk është arritur dot kurrë më parë.
Në këtë kontekst Bushati evidentoi dështimin e qeverisë, ndërsa ajo projektonte 19 përqind të ardhura më të larta se në vitin 2009, ndërsa ato ishin vetëm 4 përqind më shumë se të ardhurat e 2008-ës.
Sekretari i PS-së, Ervin Bushati nënvizoi se Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik do të vënë në provë stabilitetin makroekonomik, si një pasojë e pashmangshme e devijimit nga politika e konsolidimit fiskal, duke ulur dorazi fuqinë blerëse dhe investimet e qeverisë, që do do të shënojnë edhe tkurrjen në mënyrë të ndjeshme të ekonomisë.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")