Malaj jep alarmin: Ndryshimet e buxhetit, të gabuara
Malaj pohoi se fakti që shpenzimet e përgjithshme u shkurtuan me 9.5 për qind, kurse investimet me 27 për qind, tregon prirjen populiste të qeverisë. Sipas ish-kreut të financave në qeverinë e fundit socialiste, kjo është masa më e gabuar që mund të merret, duke paralajmëruar se pasojat negative për ekonominë do të ndihen në vitet e ardhshme. Malaj shtoi se keqmenaxhimi i financave publike e ka zhytur ekonominë në një rreth vicioz ku njëra krizë ushqen tjetrën.
“Ndërsa rritja ekonomike nuk do të jetë në nivelet që kishte parashikuar qeveria, shpenzimet vazhdojnë në mënyrë jo efiçente. është rritur borxhi, defiçiti si dhe kostoja e parasë në ekonomi”, nënvizoi më tej Arben Malaj, duke shtuar se fakti që qeveria nuk arriti të marrë borxh në tregun ndërkombëtar, në një kohë që gjendja në ekonomitë e eurozonës mbetet e paqartë, parlajmëron kohë të vështira për ekonominë shqiptare.